MKRS dhe KKTK përplasen për trashëgiminë në Komisionin Parlamentar

Përfaqësues të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore dhe të Ministrisë së Kulturës, kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri- tjetrit lidhur me trajtimin që është duke iu bërë trashëgimisë kulturore nga MKRS dhe institucionet vartëse të saj.

Kjo përplasje e radhës mes dy institucioneve kanë ndodhur sot gjatë takimit të Komisioni të Kuvendit të Kosovës, për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku u diskutua lidhur me gjendjen e trashëgimisë kulturore në vend.

Duke u mbështetur në raportit e KKTK dërguar në kamionin për kulturë të Kuvendit, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar sqarime lidhur me shkeljet e evidentuara në këtë raport, fakte lidhur me të dhënat dhe llogaridhënie.

Zyrtarë të KKTK kanë akuzuar MKRS për mos respektim të ligjit, duke anashkaluar institucione më të lartë në vend që merret me trashëgimisë, dhe akuza tjera sa i përket i politikave të MKRS lidhur me trashëgiminë kulturore.

Isuf Koci, udhëheqës ekzekutive në KKTK ka pohuar se MKRS vazhdon ta shkel ligjin duke mos respektuar ligjin për trashëgiminë, siç ka thënë ai, duke mos dërguar projekt për vlerësim në KKTK, si dhe mos dërgim të asateve për tu futur në listë të mbrojtjes që nga 2015, e shkele tjera.

Koci ka thënë se shumë kompani ndërtimi kryejnë punët e konservimit dhe restaurim të trashëgimisë  edhe pse nuk kanë licencën e kërkuar ligjërisht për konservimin e aseteve të trashëgimisë, dhe se MKRS nuk dërgon prioritetet në KKTK, në rindërtimin e objekteve edhe pse ato tashmë janë të shkatërruara, e akuza tjera n kurriz të ministrisë së Kulturës.

“Janë 20 objekte që MKRS ka investuar apo ka paraparë të investojë edhe pse ato nuk kanë statusin e aseteve të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, sikurse rasti i Kullës së Shaban Polluzës”, ka thënë Koci.

Ndërkaq, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në MKRS Vjollca Aliu, duke u përgjigju edhe pyetjeve të deputetëve të komisionit, ka hedhur poshtë akuzat e Kocit duke pohuar se MKRS nuk ka neglizhuar bashkëpunimin me KKTK, edhe pse sipas saj, ky këshill vazhdon të mbetet jo funksional, pasi Kuvendi i Kosovës ende nuk ka mundur të zgjedhën anëtarët e këtij këshilli.

“Ka  një dualizëm sa i përket detyrimeve ligjore të MKRS-së karshi KKTK, dhe se ministria mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me KKTK”, ka thënë ajo.

Kurse kryetari i këtij komisioni Ismajl Kurteshi ka thënë se grupi punuese komisioni i këtij Komisioni i formuar për vlerësuar situatën rreth trashëgimisë do të vizitojë dy institucione dhe pasit të kërkojë argumentimi për akuzat e KTK, do të propozojë edhe masa për shkelësve të ligjit.

“Koci ka drejtuar dy akuza të rënda për MKRS, një herë ka thënë se nuk ka bashkëpunime ku ka financa, bashkëpunojmë ku ka trajnime etj., po ku ka para këshilli përjashtohet, që lë dyshime për keqpërdorime, dhe çështja tjetër që e thotë përfaqësuesi i KKTK ka thënë se nuk zbatohet ligji. Nëse këto akuza janë të vërteta dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka thënë kryetari Kurteshi, duke shtuar se komision në bazë të hulumtimit të gjendjes reale do të propozojë masa në bazë të mandatit të tij.

Ai ka kërkuar bashkëpunim nga dy institucione me qëllim të përmirësimit në gjendjen e trashëgimisë kulturore.

 

 

18 Mars 2019 - 17:59

Isa Vatovci 18/03/2019 - 17:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend