Foto nga Policia e Kosovës

Mjetet me të Cilat u Sulmua Kuvendi

Derisa Hashim Thaçi po e mbante fjalimin pas betimit si President, disa aktivistë të “Vetëvendosjes” sulmuan me gurë dhe mjete tjera ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Një xham i sallës ku Thaçi po bënte betimin dhe po lexonte fjalimin inaugurues si President u thye.

xhami 1

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti konfirmoi për KALLXO.com arrestimin e dy aktivistëve të “Vetëvendosjes”- Egzon Balajt dhe Atdhe Arifit për gjuajtjet me mjete të forta drejt Kuvendit.

Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Gjuajtjen me gurë drejt ndërtesës së Kuvendit gjatë kohës kur Thaçi po mbante fjalimin pas betimit për President, zëdhënësi i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi e quajti aksion simbolik, kur foli për KALLXO.com.

“Sot aktivistët tanë realizuan një aksion simbolik kundër zgjedhjes së tij. Si rezultat i këtij aksioni u arrestuan dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi.

Sipas Krasniqit për VV-në Thaçi nuk do të jetë asnjëherë President.

Edhe AAK-ja dje në mbrëmje shpërndau nëpër qytetet e Kosovës posterë kundër zgjedhjes së Thaçit President.

http://kallxo.com/opozita-bojkoton-betimin-glamuroz-te-thacit/