Mitrovicë, vdes një person në aksident trafiku

Një person ka vdekur në një aksident trafiku i cili ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Mitrovicë në mes dy veturave.

Vdekjen e drejtuesit të automjetit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.