Foto: Kallxo.com

Mitrovicë: Shtëpi- Muze në Lagjen e Boshnjakëve për 23 viktimat e vitit 1999

Në Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës sot u bë vënia e gurthemelit të Shtëpisë- Muze, në përvjetorin e vrasjes së 23 civilëve shqiptarë nga forcat serbe.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore.

Me 15 prill të vitit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë ishin vrare 23 persona, pikërisht në vendin ku sot edhe u vë guthemeli i Shtëpisë Muze.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në një fjalë rasti ka thënë se do ta mbajë premtimin e dhënë që të bëhet shtëpia muze në vendin ku edhe ishin vrarë 23 persona.

“Sot dhe çdo herë do ti kujtojmë njerëzit të cilët më të vertetë kanë qenë njerëzit me të devotshëm të këtij vendi, duke e falendëruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe njerzit të cilët na kanë ndihmuar që sot të jemi të lirë këtu në Kosovën të cilën e kemi paguar shumë herë më shumë se që ka pasur nevojë dhe ky muaj ka qenë çdo herë muaji i përkujtimeve më të vështira të vendit tonë”, tha Bahtiri.

Ndërsa Jahja Lluka këshilltar i kryeministrit të Kosovës, tha se shumë shpejt do të përfundojnë punimet në këtë shtëpi.

Foto: Kallxo.com

“Ne kemi premtuar se këtu do të restaurojmë një muze çfarë na ka hije neve si qytetarë, si Kosovë. Nuk kemi arritur me kohë që t’i kryejm punët për shkaqe administrative… por unë po shpresoj që shumë shpejt, gjithçka do të ndryshojë dhe do ta marrë formën siç na ka hije dhe siç e meritojnë të gjithë dëshmoret e kombit’, tha Lluka.

Përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, Bajram Çerkini ka potencuar shqetësim jashtëzakonisht të madh, zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai kërkoi nga organet përgjegjëse t’i përmbushin premtimet, në mënyrë që ”Shtëpia muze” të rregullohet dhe të marrë pamjen që e meriton vitin e ardhshëm.

“Lotët e këtij vendi janë të veçantë në Kosovë sepse të shohim ku janë kriminelet, ata ksajde sillen këtu janë na shikojnë për dritare, qeshin me neve ndërsa ne çfarë kemi bërë”, ka thënë Çerkini.

Ndërsa Fevzi Beqiri ideatori i kësaj shtëpie Muze ka kërkuar reflektim nga institucionet e Kosovës.

“Sot ta do inaugurojmë shtëpinë muze dhe besoj që brenda 90 ditëve do të kurorëzohet”, ka thënë Beqiri.