"Park of Peace" on the bridge of Mitrovica. 09.06.15. Mitrovica

Mitrovicë: Prokuroria akuzon grupin për kontrabandimin e 32 mijë litrave derivate

Mungesa e prokurorit Special Abdurrahim Islami ka shtyrë seancën ndaj Aleksander Rakicevic.

Ai akuzohet se nga fillimi i vitit 2012 së bashku me të pandehurit Besim dhe Ismet Zeqiri dhe me të pandehurin Milan Radisavleviq ( i cili gjendet në arrati ), ka themeluar grupin kriminal të cilët janë marrë me kontbandë të derivateve.

Sipas aktakuzës grupi ka bërë kontrabandimin e  52 ngarkesave me derivate të naftës ( 12.000 litra ), 2 ngarkesa me vaj hidrol ( 10.000 litra ) dhe 3 ngarkesa me nitrotretës ( me nga 7.000 litra ).

Aktakuza shpjegon se i pandehuri Besim Zeqiri si kreu i grupit mallrat i kishte sjellë në Kosovë, ka mbikëqyr dhe menaxhuar me grupin së bashku me tre të pandehurit e lartcekur.

Mallrat paraprakisht i kishin ruajtur në oborrin e personit Canbegut, dhe në oborrin e personit të quajti “ Ali Daja “.

Po ashtu edhe naftën e kontrabanduar e kishin ruajtur për pak kohë në këto vende, ndërsa në shumicën e rasteve këta naftë e kishin dërguar në fshatin Bajshi në pompën e benzinës “ Gold Benz “, pronë e Agron Zeqirit dhe djalit të tij Gentritit.

Me këtë Aleksander Rakiceviq akuzohet se ka kryer veprën penale Me këtë sipas aktakuzës, akuzohet se ka kryer veprat penale, “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “ kontrabandim i mallrave”, “tregtia e ndaluar” dhe “shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.

Për këtë vepër penale sipas akuzës kanë kontribuar edhe  Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Ali Musliukaj, Lirdon Hyseni, Dukagjin Latifi, Azem Islami, Xhevat Spahija, Shkelqim Jusaj, Selami Morina, Sabri Hasani, Burim Hasani, Nexhat Mazrek, Demë Lokaj, Alban Nikqi, Albion Lokaj, Gentrit Zymeri dhe Fadil Qollaku.

Ndaj të lartcekurve në gjykatën e Mitrovicës është duke u zhvilluar shqyrtimi gjyqësor nën akuzën për kryerjen disa veprave penale që lidhen me krimin e organizuar.