Një pistoletë e konfiskuar (Arkiv) | Foto: Dogana e Kosovës

Mitrovicë: Policia konfiskon pistoletën në dasëm

Në një njoftim të saj policia ka sqaruar se ka arrestuar një qytetar të Mitrovicës pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një dasëm.

Sipas njoftimit zyrtar ngjarja është shënuar në rrugën “Sami Gashi” të qytetit. Policia sqaron se i dyshuari ka qenë bashkëpunues dhe në momentin e takimit me policinë ka dorëzuar armën me 7 fishekë. Pas arrestimit personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.