Foto ilustruese: Pixabay

Mitrovicë, përvetësoi 273 mijë euro nga kompania ku punonte

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.D., për përvetësimin e 273.107.39 euro.

“I pandehuri S.D., në periudhën kohore 01.01.2005 e gjer më 31.12.2015 në cilësinë e shefit të kontabilitetit në firmën ku punonte, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar të hollat që i janë besuar në bazë të detyrës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“I njëjti këtë e ka bërë duke mos regjistruar në evidencat e kontabilitetit kthimin e akontacioneve (paradhënieve të punëtorëve), duke tërhequr para të gatshme nga banka dhe të njëjtat duke mos i regjistruar fare në evidencën e kontabilitetit, duke mos dorëzuar pazarin ditor në llogarinë bankare të kompanisë, e duke mos i regjistruar në evidencat e kontabilitetit paratë e kthyera nga personat që kishin huazuar para nga kompania”, thuhet në njoftim.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dyshuari akuzohet se me këto veprime ai ka përvetësuar kështu shumën prej 273.107.39 euro.