Mitrovicë, Komuna aksion ndaj lokaleve që u shesin alkool të miturve

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës ka njoftuar se do të merren masat e nevojshme lidhur me përdorimin e pijeve alkoolike dhe duhanit nga të rinjtë në lokalet e këtij qyteti.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO, kjo drejtori me qëllim të mbrojtjes së të miturve kërkon nga bizneset përkatësisht subjektet afariste në këtë komunë që të ndalojnë shërbimin me pije alkoolike dhe duhanin personave nën moshën 18 vjeçare.

Gjithashtu bizneset janë të obliguara që në vende të dukshme të vendosin vërejtjen ( njoftimin ) se personave nën moshën 18 vjeçare nuk do t`u shërbehen pijet alkoolike dhe duhani.