Ilustrim

Mitrovicë: Arrestohet për posedim të drogës

Një person është arrestuar në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit, policia i ka gjetur marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se i është konfiskuar sasia prej 1.94 gram, të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.