Greva në Gjykatën e Mitrovicës - FOTO KALLXO

Mitrovicë, Administrata e Gjykatës në grevë deri në plotësimin e kërkesave

Punonjësit e administratës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, sipas Selman Gashit, Kryetar i Sindikatës janë të vendosur që të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të pagave për 100%.

Selman Gashi, kryetar i Sindikatës se Pavarur të Shoqatës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.co. se nuk do dorëzohen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

“E vetmja kërkesë është rritja e pagës ne 100% në nivel të pagës aktuale, greva nuk është caktuar ne nuk do të dorëzohemi deri në realizimin e kërkesave tona”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Driton Asllani, kryetar i këshillit grevist të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, tha se rritja e pagave për institucionet tjera i ka diskriminuar stafin e gjykatave.

“Greva ka filluar në orën 8 në mëngjes, në Gjykatën Themelore objekti në veri gjenden punëtorët e administratës së këtij objekti. Duke marr parasysh rritjen drastike që është bërë në institucionet qendrore ne jemi konsideruar si të diskriminuar në këtë aspekt duke marr parasysh edhe natyrën e punës që e bëjmë. Në këtë grevë sa i përket rajonit të Mitrovicës në grevë janë edhe degët e Gjykatës në Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq dhe Zubin Potok. Konform marrëveshjes nga qendra e sindikatës Gjykata Themelore e Mitrovicës ka bërë përjashtimin lidhur gjykimin e rasteve të natyrës urgjente si ato me paraburgim. Ndërsa ne do të qëndrojmë këtu deri në fund të orarit”, ka thënë Asllani për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar sot edhe për grevën që është duke u zhvilluar në të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në nivel vendi.

https://kallxo.com/punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-te-vendosur-ta-vazhdojne-greven/

https://kallxo.com/gjakove-greve-ne-gjykate-dhe-ne-prokurori/