Ilustrim: Kallxo.com

Mitrovicasi i godet policët me motocikletë

Në Mitrovicë, zyrtarët policorë në një pikë kontrolli kanë tentuar ta ndalin një motor, në të cilin ishin dy persona mirëpo drejtuesi i motorit nuk ishte ndalur dhe gjatë kalimit pranë e kishte goditur me motor njërin nga policët në dorë dhe kishte vazhduar.

Sipas raportit të PK njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë, ku gjatë arrestimit njëri nga të dyshuarit ishte shfaqur shumë agresiv dhe kishte rezistuar duke e goditur njërin nga policët në kokë, ndërsa personi tjetër kishte ikur.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.