Ligji aktual vs Ligji i ri i FSK-se- KALLXO

Misioni i ri Forcës së Sigurisë së Kosovës

Pas miratimit në lexim parë të tri Projektligjeve për  Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kuvendin e Kosovës dhe procedurave të tjera ligjore, do të përcaktohet  edhe misioni i ri i kësaj force.

Misioni i ri i FSK-së do të jetë: Mbron integritetin territorial të Republikës së Kosovës; Forcë ushtarake multietnike e armatosur; FSK vepron brenda dhe jashtë vendit.

Misioni aktual i FSK-së është: Ndihmon autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore; Kryejë shkatërrimin e mjeteve shpërthye; Ndihmon në operacionet e mbrojtjes civile.

Sa i përket armatimit në posedim të FSK-së, me Ligjin aktual thuhet se “Tani Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore”.

Ndërkaq, me Ligjin e  ri FSK-ja do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme të armatimit, në përputhje me nevojat e FSK-së, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të saj.

Kuvendi i Kosovës, unanimisht sot ka miratuar në lexim të parë, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas këtyre votimeve, Projektligjet në fjalë do t’i dërgohen Qeverisë së Kosovës.

Raportimet e KALLXO për FSK: LINK