Miratohet Ligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me  107 vota për është miratuar ligji në fjalë.

Miratimi i Ligjit për FSK-në vjen pas votimit të Ligjit për Ministrinë  e Mbrojtjes dhe të atij për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me miratimin e këtyre ligjeve, Kuvendi i Kosovës e shndërroi FSK-në në Ushtri.

Pjesëmarrës në seancën e Kuvendit janë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk do t’i ndryshohet emri, por kompetencat dhe misioni i saj mbrojtës.

Transformimi i FSK-së në Ushtri ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe shteteve mike si Britania e Madhe dhe Gjermania.

Pas seancës së Kuvendit do të mbahet ceremonia shtetërore e FSK-së në orën 17:00.

 

https://kallxo.com/pritje-shteterore-pas-votimit-te-ushtrise/