Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Miratohet buxheti i vitit 2019

Me 65 vota për ka kaluar në Kuvend  shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019.

Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, arriti të votohet edhe buxheti duke evituar kështu krizë institucionale sa i përket buxhetit dhe pagave në sektorin publik.

Buxhetin e votoi edhe Partia Socialdemokrate që kishte vendosur disa kushte për votën e saj, tre prej të cilave u përmbushën sot.

Kuvendit i ka mbetur edhe dy pika në rendin e ditës dhe ato janë Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​

https://kallxo.com/miratohet-ligji-per-financimin-e-subjekteve-politike/