Miradije Kelmedin

Miradije Kelmedi, Kryeinspektorja e Policisë së Kosovës

Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka emëruar Miradije Kelmedin, Kryeshefe ekzekutive të Inspektoriatit Policorë të Kosovës.

IPK ka njoftuar se emërimi i Kelmendit ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit nga konkursi i shpallur me datën 4 korrik.

“Ky vendim ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe nga data 2 gusht, Miradije Kelmendi do t’i kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Inspektoriatin Policorë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Emërimi i Kryefeshit të ri në IPK ka ardhur pas shkarkimit të ish- Kryeshefit Hilmi Mehmeti, i cili ka qenë i suspenduar nga detyra pas një hetimi i cili ka qenë duke u zhvilluar.

https://kallxo.com/ministri-puneve-te-brendshme-suspendon-kryeshefin-e-ipk-se/