Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Miqësia e Labinot Tahirit me të dënuarin për vjedhje banke

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka deklaruar se e ka mik, Florim Malokun, i njohur ndryshe si Flloku.

Biznesmeni Florim Maloku ka qenë i dënuar në Maqedoni me tetë vjet heqje lirie, nën akuzat për plaçkitje të bankës në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore  – Shkup.

Video e Labinot Tahirit është publikuara para disa ditësh në një mesazh për bamirësi

VIDEO – Kliko në LINK

Maloku ishte liruar nga burgu në nëntor të 2017.

Pas lirimit nga burgu, Maloku kishte deklaruar se ishte mbajtur padrejtësisht. Në një intervistë dhënë në atë kohë për portalin “Arbresh.info”, Maloku kishte deklaruar se e ka pritur ditën që do ta kuptojnë se ai ka vuajtur padrejtësisht.

“Për asnjë moment gjatë këtyre 8 viteve e gjysmë  të rënda nuk jam hamendur se një ditë do të kuptojnë të gjithë se kam vuajtur padrejtësisht”, kishte thënë Maloku.