Foto: Facebook

Ministrja Nderon Viktimat e Holokaustit

Dhurata Hoxha, ministrja e Integrimit Europian ka vendosur lule te monumenti në Prishtinë që u kushtohet viktimave të Holokaustit.

Hoxha ka shkruar që krime të tilla nuk bën kurrë të përsëriten.

“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore.Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet”, shkroi ministrja në facebook.

Të premten nderime te ky monument bëri edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/haradinaj-thote-se-kosova-e-dha-provimin-gjate-tragjedise-se-hebrenjve/