Ministrin e Kosovës e pyesin në Zvicër për Loredana Zefin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka bërë të ditur se gjatë dy intervistave të dhëna për mediumet atje, ai është pyetur edhe për skandalin në të cilin është përfshirë rep-artistja shqiptare, Loredana Zefi.

Lluka në një postim në ‘Facebook’, ka thënë se ishte pyetur nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës.

“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, dhash dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau.Nga kjo e fundit, kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës”, ka shkruar ministri të enjten.

KALLXO.com ka raportuar se rep-artistja Loredana Zefi e cila jeton në Zvicer po akuzohet për vjedhjen e rreth 900 mijë frangave nga një çift zviceran.

Lajmi për arrestimin e Zefit është bërë i ditur nga gazeta e njohur zvicerane “20 minutes”, e cila ka raportuar se Loredana është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar dëm material ndaj një çifti zviceran, Valaisian Petra Z (52) dhe Hans * (53).

https://kallxo.com/loredana-zefi-flet-per-parate-qe-e-arrestuan-ne-zvicer-video/