Ministria e Tregtisë përzgjedh top-ndërmarrjet për vitin 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) që vepron në kuadër të MTI-së, kanë shpërndarë mirënjohje për top-ndërmarrjet më konkurruese të vitit 2018.

Përzgjedhja e ndërmarrjeve është bërë duke u bazuar në kriteret e punësimit, eksportit, veprimtaria e ndërmarrjeve, kontributet tatimore dhe aksionarët.

Ministri Endrit Shala ju bëri thirrje ndërmarrjeve që të bëhen pjesë e projekteve të MTI-së dhe tha  se Ministria do të avokojë për zgjidhjen e problemeve të ndërmarrjeve.

‘’Në kuadër të KIESA-s zhvillohen edhe disa projekte që përkrahin fuqizimin e prodhimeve vendore. Si për shembull subvencionimi i makinerive prodhuese, skemat për certifikimin e produkteve përmes të cilave produktet e juaja do të pranohen ndërkombëtarisht gjatë vitit 2019. Organizimi i panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare iu ofrohet kompanive tona pjesëmarrja në to dhe ekspozimi i produkteve të tyre në tregjet evropiane dhe më gjerë’’, ka thënë Shala.

Përzgjedhja e parë është bërë nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj është vazhduar me të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana.

Fituesit e mirënjohjeve janë përzgjedhur në shtatë regjionet më të mëdha të Kosovës.

Në regjionin e Prishtinës top-ndërmarrja mikro është përzgjedhur ‘GeatWood’, top ndërmarrja e vogël ‘Eurofruti’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘Panpan’.

Në regjionin e Gjilanit top ndërmarrja mikro është zgjedhur ‘Eksimor’, top ndërmarrja e vogël ‘Interplast’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘Newco Integj’.

Në regjionin e Ferizajt top ndërmarrja mikro është zgjedhur ‘Ve-tro-isol’, top ndërmarrja e vogël ‘Ferplast’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘Neëco Minex’.

Në regjionin e Prizrenit top ndërmarrja mikro është përzgjedhur ‘First Point’, top  ndërmarrja e vogël ‘Koshi Group’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘AgroKosova Holding’.

Në regjionin e Gjakovës top ndërmarrja mikro është zgjedhur ‘Moderna Work Wear’, top ndërmarrja e vogël ‘Creative’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘Interex’.

Në regjionin e Pejës top ndërmarrja mikro është zgjedhur ‘Korabi Group’, top ndërmarrja e vogël ‘Agro-Butrinti’ dhe ndërmarrja e mesme ‘Arta-Tex’.

Në regjionin e Mitrovicës top ndërmarrja mikro është zgjedhur ‘Kasim Bajraktari’, top ndërmarrja e vogël ‘Bunjamin’ dhe top ndërmarrja e mesme ‘Pestova’.