Foto: MSH

Ministria e Shëndetësisë nuk e di bilancin e borxheve me 274 Spitale brenda dhe jashtë Kosovës

Janë 274 spitale brenda dhe jashtë Kosovës, me të cilat Ministria e Shëndetësisë ende nuk i di si i ka llogaritë. Komisioni i shuar për shkak të konfliktit të interesit, i vitit 2017-të, kishte konstatuar për 111 mjete të pa shfrytëzuara. Nga atëherë Ministria mbete pa komision dhe pa harmonizim të llogarive.

Komisioni i shuar për shkak të konfliktit të interesit, i vitit 2017-të,  kishte konstatuar mbi 111 mijë mjete të pa shfrytëzuar.

“Përkundër themelimit të komisionit për barazime në vitin 2017, i cili kishte bërë barazime me tre spitale dhe kishte konstatuar mjete të pashfrytëzuara në vlerë 111,015€4, në vitin 2018 MSh kishte shuar këtë komision për arsye konflikti të interesit tek anëtarët e atij komisioni”, thuhet në mes tjerash në të gjeturën e raportit.

Tutje Auditori gjen se si rezultat i kësaj MSh në vitin 2018 nuk ka themeluar ndonjë komision për barazime me Spitalet.

Janë 274 spitale private brenda dhe jashtë Kosovës me të cilat MSh nuk ka kryer asnjëherë barazim për subvencionimin e pacientëve me kostot efektive të trajtimeve. Ky mosbarazim po ndodh për shkak se ministria ende nuk ka krijuar ndonjë mekanizëm (komision) për këtë çështje si dhe nuk ka hartuar procedura të qarta për të rregulluar procesin e harmonizimeve me spitalet private.

Mungesa e një procesi efektiv të harmonizimit, Auditori thotë se rezulton që MSh të mos rimbursohet nga spitalet private në rastet kur shpenzimet janë më të ulëta se sa fondet e dhëna nga ministria për pacientët e trajtuar.

Ministrit iu rekomandua të themeloj një komision që t’i harmonizoj llogaritë me spitalet private, dhe në rastet e mbi pagesave mjetet t’i kthehen Ministrisë.

“Ministri duhet menjëherë të krijojë një komision për të zbatuar një proces të harmonizimit që do të mbuloj të gjitha spitalet private, dhe se çdo fond që u paguhet këtyre spitaleve dhe që tejkalon shpenzimet aktuale të trajtimit, duhet të kthehet në MSh”, thuhet në rekomandim.

Në evidentimin e të gjeturës dhe rekomandimin për të, Auditori bazohet në paragrafin 5 i nenit 12 të Udhëzimit Administrativ UA nr.03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJISHP) ku obligon që divizioni për TMJISHP të mbajë komunikim të rregullt me institucionet ku trajtohen pacientët të cilët i subvencionon MSh, dhe në baza 3 mujore, të siguroj informacion për statusin e trajtimit të tyre.

Përmes letër konfirmimit të Ministrisë së MSh-së, konfirmohet se e ka pranuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2018-të.

Me anë të kësaj letre, Ministria pajtohet më këto të gjetura duke mos komentuar ato.

“Pajtohem me të gjeturat dhe rekomandimet dhe nuk kamë ndonjë koment për përmbajtjen e raportit”, thuhet në mes tjerash në letrën konfirmuese.