Ilustrim: Një fëmijë i prekur nga fruthi - Foto: Rtv21

Ministria e Shëndetësisë- Masa Kundër Fruthit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka marrë masa kundër fruthit, pasi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka një një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian ku sëmundja ka prekur përreth 21,315 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017.

Sipas një komunikate të ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë 162 persona janë prekur nga fruthi.

Ministria njofton se po kryen kontrolle për zbulim të rasteve të dyshuara me fruth, ndërsa ekipet e saj po vaksionojnë ata që nuk kanë marrë vaksinën kundër fruthit.

“Janë siguruar 140 mijë doza shtesë të vaksinës së fruthit”, thuhet në komunikatë.

Në Shqipëri deria tash janë dhënë 10 mijë doza të vaksinës së fruthit 3105 prej të cilave fëmijëve, ndërsa të tjerat personave të pavaksinuar.

KALLXO.com ka shkruar për vdekjet dhe të prekurit nga fruthi.