Ministria e Mjedisit investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”.
Ky projekt do të financohet nga MMPH-ja dhe kap shumën prej 60 mijë euro për vitin buxhetor 2019.
Ministri Matoshi ka thënë se përveç këtij projekti në komunën e Rahovecit, janë duke financuar edhe projekte të tjera në fushën e mjedisit.
“Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bërë kështu eliminimin e vërshimeve në dy fshatra Krushë- Celicë.”, deklaroi Matoshi.
Ministri gjithashtu i kërkoi kryetarit të Rahovecit që të krijojnë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.