Kulla e Sylejman Vokshit

Ministria e Kulturës: Vendimi i KK të Gjakovës për ‘Kullën e Syljeman Vokshit’ i kundërligjshëm

KALLXO.com ka siguruar kërkesën me tw cilën Komuna e Gjakovës i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), që të rishikojë edhe një herë vendimin që sipas Ministrisë së Kulturës, vendimi i Kuvendit Komunal të datës 4 mars të këtij viti, është në kundërshtim me ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Ministria e Kulturës e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e votuar nga Kuvendi Komunal i Gjakovës që të mos shpronësohen  pronat përreth kullës së Sylejman Vokshit.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, komuna e Gjakovës e ka cilësuar si të pabazuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, me kërkesën që të rishikohet edhe një herë ligji për Trashëgiminë Kulturore.

“Vendimi i kuvendit ka të bëjë ekskluzivisht me çështje të shpronësimit dhe me asnjë çështje tjetër. Nuk ekziston institucion i cili mundet të detyrojë Komunën e Gjakovës që të bëjë shpronësimin. Komuna e Gjakovës kërkon nga MAPL dhe nga MKRS që ta rishikojë edhe një herë ligjshmërinë e vendimit me argumentet e ofruara nga Komuna e Gjakovës, që kanë të bëjnë me nenet të cilat sipas MKRS-së janë shkelur me miratimin e vendimit në kuvend”, thuhet në komunikatën e komunës së Gjakovës, drejtuar Ministrisë së Kulturës.

Sipas Ministrisë së Kulturës, në vendimin e komunës së Gjakovës, janë shkelur neni 1, 3, 4 dhe 6 të ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Gjithashtu, MKRS-ja ka kërkuar që komuna e Gjakovës brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës, të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi së vendimi që hapësira rreth Kullës së Sylejman Vokshit në Gjakovë të mos konsiderohet zonë me interes publik ka nxitur akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës atje.

Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, kishte hyrë në listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme më datën 10 tetor 2017.

Komuna e Gjakovës, që në atë kohë kryetare ishte Mimoza Kusari-Lila, me 27 tetor të vitit 2015, kishte marrë vendim për Shpallje të Interesit Publik të Monumentit kulturor dhe historik “Kulla e Sylejman Vokshit”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal javë më parë, ka thënë se është mashtrim që po cenohet kulla e Sylejman Vokshit.

 

Kulla e Sylejman Vokshit në mesin e luftës politike në Gjakovë

 

 

22 Mars 2019 - 16:36

Egzon Dahsyla 22/03/2019 - 16:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend