Iphone | Foto: Facbook

Ministria e Integrimit Evropian Blen 850 Euro Telefon

Shpenzimi i buxhetit të shtetit për gjëra luksoze nga institucionet e vendit nuk ka të ndalur.

Pasi kishte blerë çadra në vlerë 17,5 euro për një copë, Ministria e Integrimit Evropian tash ka blerë një telefon mobil në vlerë 850 euro.

Tenderin për kontratën, e cila është nënshkruar më 7 dhjetor 2016, e ka fituar operatori ekonomik “Mobi Shop Fita”.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 900 euro dhe atë do ta fitonte operatori ekonomik me çmimin më të ulët. Në këtë rast e ka fituar “Mobi Shop Fita”, i cili telefonin e kërkuar nga Ministria ia ka siguruar për 850 euro.

Në njoftimin e Ministrisë për kontratën për furnizim me telefon mobil nuk përshkruhet lloji i telefonit të blerë as ndonjë specifikë e tij.

Mirëpo, Ministria e Integrimit Evropian nuk është e vetmja që për zyrtarë të saj ka blerë telefon të shtrenjtë.

KALLXO.com raportoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar kontratë që zëvendësministrit Gjergj Dedaj t’i blejë telefon “Samsung S6”, i cili buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 630 euro.

http://kallxo.com/ministria-i-blen-samsung-s6-gjergj-dedajt/

Buxheti për të blerë telefona është shfrytëzuar edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka shpenzuar mbi 4 mijë euro për 21 telefona mobilë, njëri nga të cilët “Iphone 6” me vlerë 830 euro.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/

Ndërsa, Komuna e Mitrovicës së Veriut shpenzoi 9,500 euro për blerjen e 15 “iPhone”-ve për stafin e saj.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/

Edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë gjatë dhjetorit ka blerë një telefon në vlerë 995 euro.

Buxhetin e shtetit për të blerë pajisje luksoze teknologjike nuk e la pa e shfrytëzuar as Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, i cili ka shpenzuar 1,865 euro për blerjen e dy “iPad”-ëve për dy zyrtarë.

http://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/

KALLXO.com ka raportuar edhe për raste të tjera të shpenzimit të buxhetit shtetëror për gjëra luksoze e dhurata.

Kështu, për riparimin e veturës luksoze “Range Rover” të kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës, janë dhënë së paku 10,000 euro.

http://kallxo.com/10-mije-eurot-qe-rregulluan-range-rover-e-bashotes/

Ndërsa, në fund të vitit 2016, institucione të ndryshme kanë shpenzuar para të buxhetit për të blerë dhurata për fëmijë.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka ndarë 7,000 euro për dhurata për fëmijë. AKI nuk ka treguar se sa fëmijëve do t’u bliheshin dhuratat dhe të kujt ishin ata.

http://kallxo.com/aki-blen-dhurata-per-femije/

Kurse, Komuna e Mitrovicës së Veriore për dhuratat për Vitin e Ri ka shpenzuar 3,360 euro.

Për dhurata buxhetin e shtetit e kanë shfrytëzuar edhe Ujësjellësi Rajonal i Mitrovicës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”.

Ndërsa, Komuna e Klinës ka blerë orë dore në vlerë 1,000 euro për punëtorët e pensionuar të arsimit.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/

Viti që Trashi Luksin e Zyrtarëve me Paratë e Buxhetit