Lagjja Veternik - Foto: KALLXO.com

Ministria e Infrastukturës hap tender për ndërtimin e mbikalimit në Veternik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka hapur tender për ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Në njoftimin për kontratë bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës është 360 mijë euro dhe punimet do të zgjasin 75 ditë që nga nënshkrimi i kontratës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 13 maj 2019.

Banorët e Veternikut ka mbi 4 vite që kërkojnë vendkalimin për këmbësorët.

KALLXO.com kishte raportuar në vitin 2015 se ndërtimi i autostradës në Veternik është mirëpritur nga banorët e asaj lagje por, ajo që i ka zhgënjyer është plani në të cilin nuk ka mbikalime, nënkalime, ose semaforë të paraparë për këmbësorët.

Ndërkaq, projekti për zgjerimin e rrugës me katër korsi në lagjen Veternik të Prishtinës, ende nuk ka përfunduar për shkak të shembjes së dheut.