Ministria e Infrastrukturës me fushatë për sigurinë në trafik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, sot ka lansuar fushatën “Vendose rripin, për sigurinë tuaj” me anë të së cilës synohet vetëdijesimi i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë, si një nga indikatorët më të mëdhenj të parandalimit të lëndimeve të shkallës së lartë në raste aksidentesh.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit Koordinues të Këshillit të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në MIT, Fejzulla Mustafa dhe drejtori i Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, kanë prezantuar para qytetarëve  gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë.

Muajit mars do t’i jepet epiteti i muajit të sigurisë në rrugë, thuhet në komunikatën e MIT.

Përmes kësaj fushate, MIT pretendon që përmes shpërndarjes së fletushkave të cilat përmbajnë mesazhe sensibilizuese të vetëdijesojnë qytetarët se vendosja e rripit të sigurisë në radhë të parë duhet të konsiderohet kulturë me rëndësi të madhe për siguri.

Kjo fushatë do të zhvillohet edhe ditëve në vazhdim dhe se do të përfshijë të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.