Komisioni për Arsim

Ministria e Financave nuk e di koston e Ligjit për punëtorët e arsimit në vitet 90-ta

Ministria e Financave po ka probleme në përcaktimin e kostos së saktë të Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit në vitet e 90-ta.

Kështu tha Zëvendësministri i kësaj ministrie, Fatmir Gashi në dëgjimin publik për këtë ligj.

Komisioni Parlamentar për Arsim mbajti sot dëgjim publik lidhur me projektligjin i cili në maj kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Gashi tha se MF po ka probleme në përcaktimin e kostos së ligjit që sipas tij kërkon precizim dhe saktësim edhe të numrit të përfituesve.

“Ne jemi munduar të llogarisim koston. Ne mendojmë që ligji të jetë më preciz, te caktohet saktë kush sa fiton. Ne kemi bërë një llogaritje dhe del diku 16 milionë e 700 mijë. Pastaj na del kostoja vjetore 32 milionë euro. MF nuk ka kurgjë kundër këtij ligji veq ka rezerva lidhur me kostimin e ligjit”, tha Gashi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Kryetari i Zyrës Ligjore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Isni Kryeziu.

Sipas Kryeziut, MAShT që ka bërë sponzorizimin e ligjit ka përcaktuar saktë numrin e përfituesve.

“Është e qartë . Nuk ka asnjë dilemë se sa është numri i përfituesve nga ky ligj. Është krejt e saktë se cilët janë përfituesit dhe sa do të përfitojnë”, tha Kryeziu.

Komente mbi këtë ligj tha edhe përfaësuesi i Fondit Ndërkombëtar Monetar, Ruud Veremulen i cili numëroi disa rreziqe të ligjit që sipas tij janë indikatorë që nuk duhet të kalojë në formën aktuale.

“Ne e kemi pëevjellë diskutimin sipdomos në fushën e kostos. Nga FMN ne njohim shërbimin e mësuesve në vitet e 90ta. Ne mendojmë që projektligji në kërë formë është shumë i dëmshëm per buxhetin e Kosovës. Ne mendojmë që po jepen pensione gjeneroze. Një mësues që puntonte vetëm një vit do të merte një pension që një punëtor tjetër meriton nëse punon 40 vjet. Kjo zemergjeresi nuk do të vërehet në vitin e parë ose të dytin dhe mund të arrijë deri në 1 përqind të GDP”, tha Vermulen.

Ndërkaq përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturë dhe Shkencë thanë se kostoja për këtë ligj po fryhet qëllimisht.

Ymer Imeri nga kjo sindikatë po ashtu tha se kategoritë e tjera të punëtorëve të vitet e 90-ta përpos atyre në arsim nuk do të kërkojnë benefite pasi ata nuk kanë punuar në atë kohë.

Mësime në Rezistencë: Sistemi Paralel i Arsimit në Kosovë në Vitet ‘90