Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Drejtësisë Kërkon Lirimin e “Menjëhershëm” të Haradinajt

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës njofton se porsa ka marrë informacionin për ndalimin e Ramush Haradinajt u është drejtuar autoriteteve franceze me një shkresë, përmes të cilës kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

Për arrestimin e Haradinajt, Ministria është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe ambasadorin e Kosovës në Francë, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar shkresë Ministrisë homologe franceze.

“Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër-arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës, andaj presim lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/