Ministria e Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me British Council

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i Këshillit Britanik për Kosovë Agnus Bjarnason, e cila është organizatë ndërkombëtare e Britanisë së Madhe për marrëdhënie kulturore dhe arsim, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Programin për Shkollat e shekullit 21.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky program ka për qëllim inkuadrimin e qasjes inovative në paisjen e nxënësve nga mosha 10 deri 15 vjeçare me shkathësi për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve përmes kodimit praktik dhe programimit fizik.

“Përmes këtij programi, udhëheqësit e shkollave do të kuptojnë dhe do të jenë në gjendje të mbështesin inkuadrimin e metodave të reja dhe inovative të mësimdhënies, si dhe do t’i motivojnë mësimdhënësit për t’i zbatuar ato në klasa. Gjithashtu, nxënësit do të fitojnë shkathtësi të reja, që përveç tjerash, do të rrisin aftësitë e tyre për të punuar në ekip”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.