Foto-ilustrim

Ministria Blen 1 Mijë Euro Lule

Ministria e Diasporës ka nënshkruar kontratë me vlerë 998.90 euro për blerje të buqetave të luleve.

Zyra për Media e Ministrisë së Diasporës i ka thënë KALLXO.com se këto buqeta  lulesh janë blerë për një manifestim tradicional që ajo organizon.

“Lulet janë blerë për shkak të homazheve që Ministria e Diasporës bën në çdo përvjetor, në kohën e mbajtjes së manifestimit  “Ditët e Diasporës”. Këto lule janë blerë për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te varrezat e dëshmorëve të tjerë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Diasporës.

Për këto lule Ministria e Diasporës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Deri më tani kjo ministri bleu buqeta lulesh me vlerë 311 euro.

Përderisa Ministria e Diasporës blen lule për t’i dërguar në varrezat e dëshmorëve, gjendja e këtyre varrezave është e mjerueshme.

KALLXO.com ka shkruar disa herë për gjendjen e tyre jo të mirë, duke vënë në dukje se  institucionet rrallëherë kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

Më poshtë mund ti gjeni artikujt nga KALLXO.com në lidhje me komplekset memoriale apo varrezat e dëshmorëve.

Shkrimet e KALLXO.com për gjendjen e keqe të varrezave të dëshmorëve mund t’i lexoni këtu.

KALLXO.com ka shkruar edhe për ombrellat prej 17.5 eurove copa që i bleu Ministria e Integrimeve për t’ua dhuruar delegacioneve të huaja që vizitojnë Kosovën.

http://kallxo.com/ministria-paguan-17-5-euro-per-nje-cader/

Edhe Komuna e Klinës bleu 20 orë për të pensionuarit në arsim, duke harxhuar po ashtu 1 mijë euro për to.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/