Ministri Tahiri, pas dorëheqjes së 4 kryetarëve në veri situata e brishtë

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar të martën se pas dorëheqjeve nga kryetarët e Komunave serbe në veri të vendit është krijuar një situatë që ai e ka quajtur të brishtë.

Tahiri këto deklarata e i bëri derisa po raportonte para anëtarëve të Komisionit për legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

“Në katër komuna të shtetit tonë nuk kemi pas qasje e tash kemi. Kemi pas situatë të brishtë padyshim që po, pas dorëheqjeve. Unë ju kërkoj bashkëpunim si ministër ta mbajmë gjyqësorin edhe në atë pjesë të Kosovës në kuadrin tonë. Nëse një gjyqtar largohet duhet me fillu për përgatitje për zëvendësim. Viteve të fundit kemi bo progres por ende nuk jemi aty ku dëshirojmë”, tha ministri Tahiri.

Ndërsa kryesuesi i KGjK-së Nehat Idrizi “Brenda javës e kam plan me ftu Nikola Kabashiq, kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë me diskutu lidhur me letrën që e ka dërgu”.