Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë. Foto: Facebook

Ministri Tahiri: Gjykata Speciale Tashmë Është një Fakt i Kryer

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për situatën e krijuar rreth përpjekjes për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, nismë kjo e filluar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët me një peticion prej 15 mijë nënshkrimeve iu drejtuan Parlamentit të Kosovës.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nuk e komenton nismën për shfuqizimin e Speciales.

“Siç jemi të informuar të gjithë ka qenë një përpjekje për shfuqizim të Gjykatës Speciale nga një grup i deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Ajo ka mbet aty ku ka mbet dhe unë nuk do ta komentoj se a ka qenë iniciativë e drejtë apo e padrejtë mirëpo unë do të punoj konform ligjeve që janë në fuqi”, tha Tahiri.

“Kam dëgjuar shumë thënie se kjo gjykatë nuk e gjykon luftën por i gjykon individët e caktuar. Me thanë të drejtën pak më duket e pakuptimtë kjo punë sepse nuk mund të gjykosh individë të caktuar që kanë udhëhequr luftën e mos ta gjykosh luftën e UÇK-së. Ajo është e pamundur”, shtoi Tahiri për emisionin “Drejtësia në Kosovë“.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Emisioni trajtoi çështjen e dëshmitarëve, se si mund të ndihen ata pas debatit dhe përpjekjeve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.