Ministri Sefaj | Foto: Facebook

Ministri Sheh nga Afër Ndalimin e Veturave në Prishtinë

Flamur Sefaj, ministri i Punëve të Jashtme doli sot personalisht për ta parë zbatimin e planit me të cilin ndalohet hyrja e makinave në qendër të Prishtinës, për të ulur nivelet e ndotjes së ajrit.

“Së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli monitoruam për së afërmi zbatimin e planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet”, shkroi ministri Sefaj në Facebook.

Zbatimi i planit për ndalimin e makinave për të hyrë në qendër të Prishtinës, nisi sot nga ora gjashtë e mëngjesit.

“Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë me qëllim të parandalimit të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë”, shkroi më tutje ministri Sefaj.

Makinat nuk do të mund të qarkullojnë në qendër të Prishtinës nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të çdo dite, derisa të ndërrohet vendimi.

Përjashtim nga kjo ndalesë bëhet për automjetet e transportit publik, emergjencës, Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it, Drejtorisë së Inspektoratit, taksive të licencuara, automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta që shenjë identifikuese.