Ministri Shala urdhëron mbylljen e Festivalit të Birrës dhe Verës në Prishtinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka urdhëruar inspektorët e tregut pranë MTI-së që të mbyllin Festivalin e Birrës dhe Verës që po mbahet në Prishtinë që nga dita e premte.

Ai ka thënë se këtë veprim e ka marrë pasi në këtë festival janë lejuar të hyjnë dhe kanë konsumuar persona nën moshën 18 vjeçare.

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI që në këto momente të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Ëine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Vendimi i ministrit Shala erdhi pas incidentit të mbrëmshëm gjatë Festivalit kur një persona u plagos me thikë.

https://kallxo.com/theret-me-thike-nje-person-gjate-festivalit-te-veres-dhe-birres-ne-prishtine/

.