Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Foto: Kallxo.com

Ministri: SBASHK bën zhurmë të paarsyeshme

Temë kryesore e diskutimit ishte kompensimi i orëve të mësimit, që janë humbur gjatë grevës së mësimdhënësve që ishte mbajtur për shkak të koeficientit të pagave.

SBASHK ka deklaruar se këto orë të humbura nuk do të kompensohen, përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit se një kompensim i tillë do të ndodhë.

Bytyqi deklaron se SBASHK-u me këto deklarata ka dalë jashtë kompetencave të veta, duke bërë një zhurmë të paarsyeshme, shkruan rtv21.tv.

Sipas Bytyqit, SBASHK deklaron se është në përkrahje të Ministrisë së Arsimit për rritjen e kualitetit në arsim, e kjo nuk ka logjikë atëherë kur ata deklarojnë se nuk ka nevojë për kompensimin e orëve të tëra të humbura.

“Ne nuk mund të tolerojmë si Ministri e Arsimit që nxënësit tonë të dëmtohen për teket e dikujt, kushdo qoftë ai person”, ka deklaruar Bytyqi.

Ministri ka bërë thirrje përsëri SBASHK-ut që t’i lënë retorikat e agresivitetit pasi kjo nuk është përgjegjësi e tyre, por ta ndihmojnë procesin mësimore dhe të lënë që mbarëvajtja e mësimit të jetë në nivelin e kërkuar.