Ilustrim

Ministri që akuzohet për shtënie me armë ndalon shitjen e mjeteve piroteknike për të miturit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marrë vendim që të ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeç.

Në maj të këtij viti, Prokuroria Themelore e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Endrit Shalës dhe disa të tjerëve për rastin e gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës, ditën kur Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata në akuzat për korrupsion.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-te-shtena-ne-oden-e-limajt-emerohet-minister/

Sipas komunikatës së ministrisë, Shala ka thënë se me këtë urdhëresë obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatorët ekonomikë, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike.

“Sot kam urdhëruar Trupën Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që kryesohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të koordinoj aktivitetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut për kontrollimin e operatorëve ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike, me këtë urdhëresë kam obliguar Inspektoratin e Tregut dhe inspektorët kompetent për siguri publike që t’i kontrollojnë operatorët ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike”, ka thënë ministri Shala, sipas njoftimit të ministrisë.

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-zyrtareve-qe-gjuajten-me-arme-ne-ode/