Ministri Mustafa: Në Prekaz ndjejmë çmimin e lartë të lirisë së atdheut

Me rastin e Ditës së Veteranit, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz duke thënë që pikërisht në këtë vend secili qytetar ndjen çmimin e lartë të lirisë.

“Në Prekazin e Shqiptarisë, pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit. I falemi përjetë heroizmit dhe flijimit të familjes Jashari. Në Prekaz ndjenë çmimin e lartë të lirisë së atdheut. Urime Dita e Veteranit!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ministri Mustafa ka qëndruar në Prekaz në përvjetorin e 27 të sulmit të parë të forcave serbe kundër familjes Jashari.

https://kallxo.com/shenohet-27-vjetori-i-sulmit-ndaj-familjes-jashari/

Sot është edhe Dita e Veteranit.