Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: Facebook

Ministri Mohon ta Ketë Emëruar Këshilltar Arsim Janovën

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka demantuar lajmin e publikuar në portale kinse ai ka emëruar për këshilltar politik Arian Janovën, të cilin shkalla e parë e gjykatës e kishte dënuar me tetë muaj burg për ushtrim ndikimi, por që ishte liruar nga Gjykata e Apelit.

“Nuk e kam emëruar këshilltar Arian Janovën”, ka thënë ministri Bytyqi për KALLXO.com.

Ndryshe, mediat raportuan se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka emëruar këshilltar politik Arian Janovën.

Më tej, vetë Janova ka thënë se nuk është emëruar këshilltar.

Ai ka thënë për portalin “Insajderi” se lajmi për emërimin e tij rrodhi nga një “hajgare” me postimin e një fotografie në “Facebook” të një miku të tij, i cili kishte shoqëruar një foto me të dhe këshilltarin e ministrit, Valmir Gashi, me fjalët: “Me dy këshilltarët politikë të Qeverisë“.

Ndryshe, Arian Janova ishte dënuar me 8 muaj burgim për ushtrim ndikimi por ishte liruar nga Gjykata e Apelit.

Apeli Liron Studentët

Arian Janova ishte në mesin e të akuzuarve për marrje ryshfeti për të regjistruar studentë në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë dhe për kalimin e provimeve nga studentët në të njëjtin Fakultet.

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

02/02/2018

Titulli është edituar në përmbajtjen e titullit pas vendimit të Këshillit të Mediave të Shkruara  të datës 01 02 2018

 

04 Janar 2018 - 23:23

Naser Sertolli 04/01/2018 - 23:23
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend