Ministri Lluka u bën thirrje të rinjve që të aplikojnë për bursa të KAEF-it në ShBA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për bursa, për studime Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Lluka ka treguar se procesi i aplikimit për këto bursa është i hapur deri me 8 korrik të këtij viti dhe se inkurajon që të aplikojnë për drejtimet elektro-energjetike.

“1 nga 6 bursat do të dhurohet tek drejtimi elektro energjetik. Bursa mbulon të gjitha shpenzimet e shkollimit dhe jetesës për dy vite qëndrim në SHBA. Si përfitues i kësaj burse në vitin 2007, shkollimi në SHBA ka qenë dhe mbetët eksperienca më e mirë në jetë. Është mundësi e jashtëzakonshme, e ofruar vetëm për qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar Lluka.

Tutje ai ka deklaruar se nuk duhet të humbet ky rast për studime në ShBA.

Vegëza në të cilën mund të aplikoni është https://www.kaef-online.org/