Uran Ismaili me mjekë - Foto: Facebook/UranIsmaili

Ministri Ismaili flet për klinikën e mbyllur dhe mjekët e arrestuar

Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime dhe Trafikim me Qenie Njerëzore ka bërë të martën një inspektim në një klinikë private në Prishtinë dhe ka gjetur disa shkelje të legjislacionit në fuqi për frytnimin e asistuar mjekësor, tha ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

“Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor i ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë. Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve”, tha ai.

KALLXO.com ka njoftuar sot se janë arrestuar pesë persona që dyshohet se kanë kryer veprat penale – transplantim i  kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore, trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor dhe bashkëkryerje.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-personat-qe-dyshohen-per-transplantim-te-kunderligjshem-dhe-trafikim-me-organe/

www.kallxo.com