Ministri Uran Ismaili në Klinikën e Kardiokirurgjisë - Foto: Facebook/UranIsmaili

Ministri Ismaili: Angiografi do të vijë brenda dy muajsh

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se çështja e angiografit, aparatit për sëmundjet e zemrës, është stërzgjatur dhe problemi është dashur të zgjidhet shumë më herët.

Megjithatë, sipas Ismailit, ky problem do të rregullohet në dy muajt e ardhshëm.

“Ne e kemi mënjanuar çfarëdo lloj penaltie, e kemi diskutuar me kompaninë, është projekt që është stërzgjatur. Në kohën kur është blerë është konsideruar që duhet të vijë për gjashtë muaj dhe tani ka tre vjet. Kjo tregon që ne dhe gjithë stafi i QKUK duhet me u marrë me një problem që zgjidhjen është dashur ta ketë para tre viteve”, tha ministri.

Blerja e angiografit është kontraktuar vite më parë.

Në fillim çështja u vonua në Kuvend për shkak të ratifikimit të marrëveshjes për kredinë që u bë në gusht të vitit 2016, pastaj ndodhën vonesa në QKUK për shkak se nuk u krijua hapësira adekuate për aparatin në fjalë.

https://kallxo.com/aparati-i-deshtuar-per-qkuk-i-humb-buxhetit-5-milione-euro-ne-vit/

Sipas raportit të Auditorit, mosfunksionalizimi i kësaj aparature po i sjell 5 milionë euro humbje Ministrisë së Shëndetësisë.