Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë premton nivelizim të çmimeve të barnave

Çmimet e barnave, të cilat qytetarët po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore,  e kjo sipas ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili do të ndryshojë shpejtë.

“Që nga fillimi i mandatit kam marrë shumë ankesa të qytetarëve se çmimet e barnave, të cilat ata po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore, duke i vënë ata para detyrimit që të bëjnë shpenzime të larta. Por, edhe kësaj padrejtësie që ka dëmtuar xhepin e qytetarëve për rreth dy dekada, po i japim fund”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, përmes iniciativës për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, qytetarët, do të mundë ta blejnë ilaçin e tyre me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

“Gjithë këtë po e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë nga shpenzimet dhe t’i ndihmojmë farmacistët që të orientohen vetëm në ofrimin e shërbimit profesional farmaceutik”, ka përfunduar ai.