Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com

Ministri i përgjigjet LDK-së: E shkatërruat shëndetësinë për 10 vjet me radhë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i është përgjigjur akuzave të deputetëve të LDK-së Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli, të cilët e akuzuan se po manipulon opinionin dhe e quajtën ‘ministër i Facebookit’.

Ismaili ka shkruar se LDK-ja e ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe se kolapsi i tanishëm në këtë sektor është lënë trashëgim nga LDK-ja që, sipas tij, kishte një lloj monopoli politik mbi shëndetësinë.

“Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë euro, rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, si vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas luftës, do të duhet t’u gëzohej edhe LDK-ja”, ka shkruar Ismaili.

Sipas Ismailit, fakti që janë kryer më shumë punë brenda një viti  sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta.

Ai i ka ftuar LDK-në që të jenë përkrahës të reformave në shëndetësi dhe jo pengues.

Deputetët e LDK-së: Uran Ismaili është ministër i Facebook-ut

 

11 Shkurt 2019 - 14:26

Egzon Dahsyla 11/02/2019 - 14:26
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend