Ministri i përgjigjet Bordit të Telekomit: Merruni me ndërmarrjen, jo me politikë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ka sugjeruar Bordit të Telekomit që të merret me punët e veta e jo me politikë.

Në një përgjigje në rrjetin social ‘Facebook’, Lluka tha se Bordi i ndërmarrjes së Telekomit duhet të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen.

“Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë” shkroi Lluka.

Ai tutje tha se si ministër i Zhvillimit Ekonomik do të kërkoj nga të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike përgjegjësi.

https://kallxo.com/bordi-i-telekomit-i-reagon-ministrit-lluka-rreth-deklaratave-per-nepotizem-ne-ptk/

“Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës” deklaroi ministri nga radhët e AKR-së.

Më poshtë gjeni të plotë reagimin e Llukës në ‘Facebook’:

Lidhur me deklaratën publike të Bordit të Telekomit të Kosovës:

Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë.

Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës.