Ministri i Haradinajt: Trepça nuk guxon të jetë temë e diskutimit në dialog

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka komentuar deklaratën e Bashkimit Evropian që Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në një prononcim për KALLXO.com tha se kjo deklaratë është e pa pranueshme sepse dëmton rëndë procesin e zhvillimit të Trepçës.

“Trepça është brenda territorit të Kosovës që është shtet sovran, gjë që kjo është e konfirmuar edhe nga Parlamenti i Kosovës këtë të shtunë që është aprovuar statuti i Trepçës. Tema e Trepçës asbsolut asnjëherë nuk guxon të jetë pjesë e bisedimeve sepse ka tendenca për dëmtimin e saj”, tha Lluka.

Ministri shtoi se për këtë do të bisedojnë edhe me ekipin negociator për dialogun Kosovë- Serbi, duke shtuar se Trepça nuk guxon asnjëherë të jetë në diskutim.

“Ne do të koordinohemi me ekipin negociator, por në asnjë formë Trepça nuk guxon të jetë temë e diskutimeve me Serbinë sepse nuk ka arsye, sepse ne po flasim për një ndërmarrje publike që është 100% në territorin e Kosovës dhe çdo vendim i yni, s’shoh asnjë logjik që të jetë pjesë e tryezës për diskutim me Serbinë”, tha Lluka.

Në lidhje me këtë deklaratë të BE-së pati reagime edhe nga Qeveria e Ministria e Punëve të Jashtme.

 

https://kallxo.com/be-kerkon-zgjidhje-per-trepcen-ne-kuader-te-dialogut-kosove-serbi/

 

 

https://kallxo.com/haradinaj-per-trepcen-be-se-i-ka-humbur-rruga-ne-oborr/

.