Abelard Tahiri, Foto: Facebook.

Ministri i Drejtësisë Flet për Rastin 'Pronto' dhe Gjykatën Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, në RTV 21.

Ai foli për shumë tema e ndër to edhe ishte rasti “Pronto” dhe Gjykata Speciale.

Për rastin “Pronto”, Tahiri ka thënë se prokurorët janë duke u marrë me atë çështje.

“Le të thotë drejtësia fjalën e fundit për secilin”, ka thënë Tahiri, përcjell rtv21.tv.

Kurse sa i përket Gjykatës Speciale, Tahiri ka deklaruar se kjo nuk është punë e Ministrisë.

“Normalisht unë jam kontakti i parë i tyre në Republikën e Kosovës i tyre për çfarëdo bashkëpunimi që do të kërkohet në të ardhmen, unë nuk du me paragjyku çka do të ndodhë”, ka thënë Tahiri. /21Media