Ministri i Brendshëm vizitoi Qendrën për Menaxhimin e Kufirit

 

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK), ku është njoftuar për punën në këtë qendër.

“Me këtë rast ministri u njoftua nga afër për punën që e bëjnë tri agjencitë e zbatimit të ligjit në menaxhimin efikas sipas koncepteve evropiane të menaxhimit të kufirit. Ministri kërkoi angazhim shtesë të kësaj qendre në menaxhimin sa më të mirë të kontrolleve dhe lehtësim të lëvizjes të qytetarëve që do të vijnë nga diaspora për vizita në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Gjithashtu u bë e ditur se platforma e QKMK-së përmes rrjeteve sociale rreth pritjeve në kufi ka qenë e suksesshme dhe qytetarët vazhdimisht informohen nga kjo platformë.