Ramush Haradinaj dhe Bejtush Gashi, FOTO: Facebook

Ministri i Brendshëm ‘fsheh’ vendimet

Që nga koha kur ish – Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është larguar nga posti i tij, nuk është publikuar asnjë vendim i ministrit aktual, Bejtush Gashi.

Pavarësisht se dy nga vendimet më të rëndësishme të Gashit, janë anulimi i konkursit për Drejtor të Policisë dhe shkarkimi i Kryeshefit Ekezekutiv të Inspektoratit Policor, as këto dy vendime nuk janë të publikuara në ueb- sajtin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e MPB-së, të dijë për çfarë arsye nuk janë publikuar asnjë vendim i ministrit Gashi, ata nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në uebsajtin e MPB-së, figurojnë vetëm vendimet që janë marrë nga ministri Sefaj.

KALLXO.com në mars të këtij viti, pati dërguar pyetje në lidhje me mos-publikimet e vendimeve të ish- ministrit Flamur Sefaj.

Pas interesimit të KALLXO.com, vendimin e ish- ministrit Sefaj, ishin publikuar në uebsajt, nën arsyetimin se vonimi i publikimeve ishte për shkak të problemeve teknike.

https://kallxo.com/krypometer/ministria-e-puneve-te-brendshme-publikon-vendimet-e-ministrit/

11 Korrik 2018 - 19:54

Adelina Ahmeti 11/07/2018 - 19:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend