Ministri i Arsimit takim me Kryetarin e Mitrovicës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi bashkë me zëvendëskryeministrin, njëherit kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës,  Enver Hoti, qëndruan për vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u pritën në takim nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bytyqi njoftoi se kjo ishte në vazhdën e vizitave që po zhvillojmë nëpër komuna të vendit, ishte edhe kjo në Mitrovicë.

“ ofruam mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës, në veçanti mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në fushën e arsimit”, shkroi Bytyqi.

Ai shtoi se bashkë me zv. kryeministrin Limaj dhe kryetarin e Mitrovicës Bahtiri, diskutuan edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.