Ilustrim

Ministri i Haradinajt Kërkon Telefona me Kamerë për ‘Selfie’ prej 8 Pixel-a

Ministria e Bujqësisë ka shpallur tender që të blejë tre telefona mobil për nevojat e kabinetit të ministrit.

Kjo ministri e drejtuar nga Nenad Rikalo, i ka ndarë 2,500 euro për t’i blerë 3 telefona, që i bie se do të shpenzojë 833 euro për një telefon.

Kabineti i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo ka kërkuar telefona të fjalës së fundit.

Në specifikat e kërkuara për telefona kërkohen: 6 giga Ram Memorie, telefoni të ketë dy kartela, kamera e pasme 12 MP (mega pixel), ndërsa ajo e përparme (për selfie) 8mega pixel, 3330 miliamber bateri. Ndërsa kapacitetin e memories e kanë lënë të hapur në tri opsione: 64/128 ose 256 GB.